ish-ministri i Jashtem Bushati: Shqipëria nuk do të ndahet nga Maqedonia e Veriut për negociatat
Z.Bushati a është përgjegjësi e qeverisë nëse Shqipëria ndahet nga Maqedonia e Veriut?
D.B: Nuk do të ketë ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, besoj se kjo është bërë e qartë dhe nga komunikimi që kancelarja Merkel dhe presidenti Macron patën dje. Mendoj që më shumë se sa të fokusohemi tek të tilla gjëra ne si politikanë po dhe vëmendja e medias duhet të jetë e fokusuar në gjykimin tim tek zbatimi i atyre standardeve që krijojnë një realitet evropian të prekshëm.
E keni fjalën për krizën politike z. Bushati? A mund të ketë destabilizim në rajonin e Ballkanit, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut?
D.B: Vakumet nuk janë asnjëherë të mira as në politikë dhe aq më tepër në gjeopolitikë, por nga ana tjetër për Shqipërinë nuk ka asnjë alternativë përkundrejt anëtarësimit në BE. Shqiptarët e kanë thënë vijimësisht këtë nëpërmjet anketimeve të ndryshme. Besoj se kursi evropian ka qenë orientues për të gjitha qeveritë që kanë drejtuar vendin pas ’90-tës, por dhe në rast se shohim raportet tona si rajon, jo thjesht si Shqipëri me BE, mbi 80% e tregtisë të të gjitha vendeve tona të rajonit bëhen me Bashkimin Evropian, kapitali bankar apo pronësia mbi bankat që janë prezente në rajonin tonë, mbi 80% është europian, apo e ka origjinën te vendet anëtare të BE, modeli përsa i përket sundimit të së drejtës, vlerave, lirive themelore të njeriut, është i gjithi evropian. Natyrisht nuk është një lajm i mirë në radhë të parë për vetë vendet e BE ky hezitim sepse ka rreth 16 muaj që diskutohet dhe është hera e tretë që diskutohet pak a shumë për të njëjtën çështje, por ne nuk duhet të jemi emocional, por dyfish më të përgjegjshëm për të kuptuar që zvogëlimi i derës së BE edhe për shkaqe që nuk kanë lidhje me ne, ne si politikanë duhet të na bëjë dyfish të përgjegjshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



