Ish-portieri i Barcelonës: Nuk u hodha asnjëherë në tokë në 90 minuta përballë Shqipërisë

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kilit në Parma ka qenë e veçantë për Klaudio Bravon. Ish-portieri i Barcelonës dhe Mançester Sitit, u kthye përsëri në radhët e përfaqësueses dhe ishte titullar në suksesin 3-0, në një ndeshje ku ai vendosi një rekord të ri.

bravo

Bravo u bë lojtari i parë në historinë e përfaqësueses së tij që luante përtej moshës 40-vjeçare. Portieri shënoi këtë rekord në moshën 40-vjeç e 344 ditë. Ai në fakt e kishte vendosur rekordin e lojtarit më të vjetër në historinë e përfaqësueses që në nëntorin 2022 ndaj Polonisë, por tashmë ka shkruar emrin e tij me këtë shifër të re të rëndësishme.

Dhe në fakt “veterani” nuk e vu shumë në punë nga lojtarët kuqezinj, të cilët nuk regjistruan asnjë gjuajtje në portë në këtë duel. Këtë e pranoi edhe ai vetë pas ndeshjes.

“Na jep kënaqësi fitorja, pasi kemi bërë një punë të mirë këto ditë. Edhe pse jam thuajse 41-vjeçar, kam shumë dëshirë. Shokët e skuadrës kanë bërë një ndeshje thuajse perfekte. Mendoj se nuk jam hedhur asnjëherë në tokë gjatë 90 minutave, kjo tregon shumë për punën taktike dhe sforcon fizike që bënë djemtë dhe që duhen duartrokitur”, tha ai pas sfidës.

Publikuar nga Publik Media