E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-Presidenti dërgohet te ‘313’-a, pas vendimit arrest me burg
Lajme

Ish-Presidenti dërgohet te ‘313’-a, pas vendimit arrest me burg

Ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta është dërguar në ambientet e paraburgimit në burgun 313 në Tiranë pasi GJKKO konfirmoi masën e arrestit ndaj tij.

Meta do të qëndrojë në dhomën e observimit.

Aty ai do të intervistohet nga punonjësit e burgjeve nëse ka konflikte me të paraburgosurit e tjerë, në mënyrë që të identifikojë personat e mundshëm me të cilët mund të ketë konflikte.

Kjo procedurë do të ndiqet për Metën në mënyrë që të evitohen sulmet e mundshme ndaj tij për arsye të detyrave të rëndësishme që ai ka mbajtur.

Meta ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë, kryetar i Parlamentit, President, si edhe ministër në disa dikastere përgjatë karrierës së tij mbi 30-vjeçare.

Nëse Meta thotë se nuk ka konflikte, ai mund të vendoset në një sektor me të paraburgosurit e tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.