Ish Presidentja Valbona Treska refuzon të lirojë zyrën!

Zgjedhjet për kreun e Urdhrit të Psikologut, fituesja e garës, Brunilda Laboviti kërkon ndërhyrjen e Policisë

Një situatë e pazakontë është krijuar sot te Urdhri i Psikologut. Pas zgjedhjeve të zhvilluara për drejtuesin e ri të këtij urdhri ,të fituara nga Brunilda Laboviti, kjo e fundit shkoi sot te urdhri i Psikologut, për të marrë postin e ri.

Brunilda Laboviti

Megjithatë u përballë me presidenten e mëparshme, Valbona Treska, e cila nuk pranoi të lirojë zyrën duke thënë se Laboviti duhet të presë ankimin për procesin e zgjedhjeve dhe nuk largohet nga zyra.

Urdhri i psikologut

Laboviti më pas thirri në telefon përfaqësuesin ligjor të saj, teksa kërkon dhe ndërhyrjen e policisë për të larguar ish-presidenten Treska nga zyra. Ajo mori në telefon policinë e shtetit, teksa një patrullë u nis për tek Urdhri i Psikologut.

Laboviti: Jam shpallur fituese dhe kam ardhur të marr detyrën sot, dhe zonja Treska nuk e liron zyrën. Më duhet ndihma juaj.

Punonjësi i policisë: Paraardhësja jua që ka qenë aty. Ju keni fituar zgjedhjet? Keni mosmarrëveshje?

Laboviti: Po. Këtu kam dhe media është news 24 dhe top channel.

Punonjësi i policisë: Si quhet zonja?

Laboiviti: Valbona Treska.

Punonjësi i policisë: Mirë do dërgoj një patrullë policie.

Pas ardhjes së dy efektivëve, Laboviti u sqaroi atyre se si qëndronte çështja me Valbona Treskën që nuk pranonte të lironte zyrën.

Publikuar nga Publik Media