E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-prokurori ‘zbërthen’ mesazhin e koduar që Rama i dha BKH-së
Lajme

Ish-prokurori ‘zbërthen’ mesazhin e koduar që Rama i dha BKH-së

Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka komentuar deklaratën publike të kryeministrit Edi Rama për Byrohet Kombëtare të Hetimit (BKH). Ai u shpreh se reagimin e Ramës e sheh më shumë si një tërheqje të vëmendjes.

Sipas Becit, nuk ka asnjë problem vetëm në rast se nuk krijohet një klimë që u thotë oficerëve të policisë se për të marrë provat duhet të marrin leje tek Rama. Ai shtoi se, në rast se nuk është një tërheqje vëmendjeje, e sheh si paralajmërim që të mos shkohet te godina e kryeministrit për të marrë gjithçka.

“Kodi i procedurës penale dhe kodi penal i republikës se Shqipërisë ka të sanksionuar saktësisht mënyrën sesi veprohet kur oficer i policisë gjyqësorë ose organi i hetimit pengohet në ushtrimin e detyrës gjatë kryerjes se veprimit të tij proceduriale.

Nuk më shqetëson kjo, më shqetëson fryma. Në rast se krijohet se e kam rrethuar me Gardën e Republikës dhe të vetmit autoritet që Kushtetuta e njeh që është Prokuroria e Republikës së Shqipërisë dhe më tej gjykata si organ procedurës të pengohen nga veprimtari të Gardës së Republikës ose rojeve private, kjo mund të çojë në dëmtim të të gjithë proceseve hetimore”, tha Beci në emisionin “Now”.

Ai shtoi se deklarata e kryeministrit fsheh një mesazh të qartë për të mos iu afruar atij:

“Minimalisht, armën e zjarrit, kur e lë pa mbrojtje ose kur futet në një kasafortë, çelësin duhet ta marrësh me vete, por gjithashtu duhen marrë të dhënat balistike të armës së zjarrit. Nuk po them që është kryer një krim, por për një ngjarje që ndodh duhet të kesh siguri për armën e zjarrit. Nuk mund ta lësh dokudo.

Këtu lind shqetësimi se si do të zbatohet Kodi i Procedurës Penale ndaj kryeministrit. Referuar këtij kodi, BKH duhet të shkojë në zyrë dhe nuk duhet të presë për të marrë leje. Nuk ka problem, është vetëm një tërheqje vëmendjeje me fjalën ‘patllake’. Por po krijohet një klimë e tillë: ‘kur të merrni prova, do merrni leje tek unë’. Atëherë kjo nuk është më hetim. Unë nuk mund të marr leje.

Në rast se kjo nuk është thjesht një dëshirë për të bërë kritikë ndaj BKH-së, unë e shoh si një paralajmërim që të mos hajde te godina ime për të marrë diçka”, tha Beci.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.