Italianët ‘gërmojnë’ të shkuarën e Dolces, publiku mbetet pa fjalë
Hyrja e Dolces në shtëpinë e “Grande Fratello” ishte jo vetëm pompoze, por edhe mjaft provokuese, duke ndezur menjëherë kureshtjen e publikut italian. Me të njëjtën ritëm, mediat e vendit fqinj kanë nisur të “gërmojnë” në të shkuarën e saj, duke sjellë në vëmendje detaje të panjohura më parë.
Ndërkohë që publiku italian dhe ai shqiptar e njeh prej kohësh me look-un e saj karakteristik, bionde, me flokë të shkurtër dhe stil të spikatur, e kaluara e Dolces tregon një pamje krejt tjetër nga ajo e sotmja.
Së fundmi, mediat italiane kanë publikuar disa foto të rralla e të vjetra të banores, ku ajo shfaqet pothuajse e paidentifikueshme, me flokë të gjata dhe të zeza.
Në këto imazhe, Dolce pozon me stile të ndryshme: nga bluzat me kuadrate te veshjet më klasike, duke dëshmuar një transformim të thellë estetik dhe stilistik ndër vite.

Fotografitë kanë bërë xhiron e rrjetit, duke rritur edhe më tej vëmendjen ndaj banores shqiptare, e cila tashmë komentohet jo vetëm për dinamikat e lojës brenda shtëpisë, por edhe për ndryshimet e saj të dukshme estetike, që po nxisin gjithnjë e më shumë reagime nga publiku.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



