E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Iu gjetën 200 mijë paund drogë, dënohet shqiptari në Angli
Lajme

Iu gjetën 200 mijë paund drogë, dënohet shqiptari në Angli

Një i ri shqiptar është vënë në pranga dhe është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar pasi u kap me një sasi droge, e cila sipas përllogaritjeve kapte vlerën 200 mijë paund.

Ai ishte shpërndarës droge, ndërsa policia po e ndiqte nga pas duke e gjurmuar në një park makinash në Bilstol, ku prej aty, shqiptari, Endrit Vishaj po priste instruksione nga personi që i kishte dhënë sasinë e drogës.

Në këto momente ai u hodh nga makina tip BMW që po ngiste dhe tentoi të largohej, por autoritetet menjëherë e arrestuan, shkruan BalkanWeb.

Sipas mediave, 18-vjeçari shqiptar hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 16 vjeçare, ndërsa u fsheh në një kamion. Ai u shpall fajtor dhe u dënua me 4.4 vite paraburgim dhe u dërgua në një institucion riedukimi në Angli.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.