E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Jemi gati për planin B”, protestuesit lëshojnë paralajmërimin e fortë
Lajme

“Jemi gati për planin B”, protestuesit lëshojnë paralajmërimin e fortë

Tensionet në protestën e qytetarëve duket se po hyjnë në një fazë të re përshkallëzimi. Një nga të rinjtë pjesëmarrës në tubim ka deklaruar publikisht se organizatorët dhe qytetarët janë të gatshëm të kalojnë në atë që ai e cilësoi si “plani B” i protestës.

Sipas tij, protesta ka qenë deri më tani paqësore dhe në përputhje me normat demokratike, por situata mund të ndryshojë nëse kërkesat e qytetarëve nuk merren në konsideratë. Ai paralajmëroi masa më të forta, përfshirë rrethimin e institucioneve kryesore shtetërore.

Në deklaratën e tij, protestuesi u shpreh:

“Fashisti i vetëm dhe hajvani i vetëm je ti. Protesta është qytetare, ne kemi respektuar etikën dhe rregullat e demokracisë. Ne jemi gati të fillojmë me planin B të protestës. Nëse do të na duhet të flemë këtu, këtu do të flemë, nëse duhet të rrethojmë Kryeministrinë, këtu do ta rrethojmë. Do të rrethojmë Parlamentin nëse duhet”.

Deklarata e tij pasqyron një klimë të tensionuar mes protestuesve, të cilët duket se janë të vendosur të vazhdojnë aksionin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave. Ndërkohë, mbetet për t’u parë se si do të reagojnë institucionet përballë këtyre paralajmërimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.