E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Jeni mëkatarë”, Berisha: Të gjithë jeni me dosje, nga Tao tek Ulsiu!
Politikë

“Jeni mëkatarë”, Berisha: Të gjithë jeni me dosje, nga Tao tek Ulsiu!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, akuzoi anëtarët e kabinetit qeveritar se janë të frikësuar nga drejtësia për shkak të “mëkateve” të së kaluarës.

Berisha deklaroi se institucionet shtetërore nuk kanë funksionuar kurrë në mënyrën që pretendohet, duke shtuar se ekziston një taktikë e qëllimshme që përdoret si në institucionet publike, ashtu edhe në Këshillin e Ministrave. Sipas tij, opozita është shpesh e detyruar të heqë dorë nga pyetjet për arsye taktike.

“Që nga viti 2022, pyetjet parlamentare janë bërë në përputhje me rregullat, siç ndodh në çdo parlament demokratik, ku deputetët kanë të drejtë të bëjnë pyetje gojore. Por ju e keni hequr këtë të drejtë pa asnjë arsye të ligjshme,” u shpreh ai.

Më tej, Berisha iu drejtua mazhorancës me tone të ashpra:
“Qytetarë, kur shihni këtë sallë, mendoni për një bunker frike si në veprat e Franc Kafkës. Ju jeni të gjithë mëkatarë, nga Balla e deri te Manja, dhe secili prej jush ka dosje në drejtësi. Të gjithë jeni të kapur nga mëkatet dhe frika. Disa nuk guxojnë as të ngrihen për të dhënë llogari — njëri për kostumet që i solli Altin Hajri, tjetri për çantat luksoze apo për bisedat me Suel Çelën.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.