E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jep dorëheqjen kryabashkiaku i PS në Mat
Lajme

Jep dorëheqjen kryabashkiaku i PS në Mat

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj i ka paraqitur dorëheqjen Këshillit Bashkiak.

Malaj do të jetë pjesë e garës së 11 majit.

Malaj ka vënë në dijeni Këshillin Bashkiak për largimin nga detyra, ndërsa këshilli ka njoftuar mbledhje jashtë radhe ditën e mërkurë për të zgjedhur një nga zv/kryetarët, i cili do të drejtojë bashkinë deri në zgjedhjet e reja vendore.

Partia Socialiste pritet që t’i zyrtarizojë kandidatët e saj ditën e mërkurë. Ndërkohë edhe 3 kryabahskiakë të tjerë pritet që të japin dorëheqjen pasi ditën e nesërme do të dorëzohet lista me emrat për kandidatët.

Mësohet se Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo,ka shprehur interesin për të qenë në listën e kandidatëve për deputet. Po ashtu një vend në listë ka kërkuar edhe kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Mema, dhe kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi.

Ndërkohë për Qarkun Dibër deri tani përfliten Blendi Klosi, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Alma Selami, Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, Drejtori i Agjensisë së Kadastrës Dibër, Danjel Gjura, Murat Dani, si dhe Drejtori i Spitalit Rajonal Dibër, Ruzhdi Deda.

Do të jetë pjesë e listave pë deputet, jep dorëheqjen

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.