Jonas Kepi – I riu që po ngre zërin e rinisë shqiptare në skenën diplomatike
Rruga e tij nisi me vullnetarizëm, por shumë shpejt u kthye në një histori suksesi. Nga
aktivitetet e para si pjesë e organizatave rinore, Jonas është ngjitur në nivelet më të larta të
përfaqësimit, duke u bërë një figurë e respektuar në NATO, OSBE dhe Kombet e Bashkuara.
Në vitin e fundit, ai ka qenë i pranishëm në Samitin e INTERPOL-it në Tiranë, ku ishte i
vetmi i ri mes drejtuesve të lartë të policive evropiane, duke përfaqësuar perspektivën e
brezit të ri në fushën e sigurisë. Gjithashtu, në Samitin e EPC në Tiranë, me mbi 47 liderë
botërorë, ai shërbeu si pjesë e stafit të Kryeministrisë, duke ndihmuar delegacionet e huaja
dhe duke pasur mundësinë të takohej me presidentë e kryeministra të vendeve të ndryshme.
Kontributi i tij ka qenë i dukshëm edhe në fushën ekonomike, ku mori pjesë si Delegat Rinor
në Samitin e BE-së për Tatimet në Parlamentin Europian, duke sjellë perspektivën e
rinisë mbi sfidat fiskale dhe të ardhmen e ekonomisë. Së shpejti, Jonasi do të udhëtojë në
Gjenevë për të marrë pjesë në Sesionin e 79-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të
OKB-së, një dëshmi tjetër e besimit që komuniteti ndërkombëtar i jep angazhimit të tij.
Paralelisht me këto angazhime, ai është Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë,
Këshilltar Rinor i OSBE-së, si dhe Këshilltar Rinor i Kombeve të Bashkuara, duke pasur
kontakte të drejtpërdrejta me diplomatë, liderë dhe institucione ndërkombëtare. Përmes
këtyre roleve, Jonas punon që rinia shqiptare të ketë një vend të merituar në tryezat ku
merren vendime që ndikojnë në të ardhmen e tyre.
Nga një vullnetar i thjeshtë te një lider rinor me ndikim, historia e Jonas Kepit është një
shembull frymëzues se si një i ri shqiptar mund të përfaqësojë vendin me dinjitet dhe
vizion, duke e ngritur zërin e rinisë në nivel globa
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



