Juliana Memaj e Bashkisë Dimal tender 440 milionë pa garë
Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, duket se është futur “fort” në garë me kolegët e saj se kush jep më shumë para nëpër tendera të dyshimtë. Në një kohë kur ekonomia është në krizë si pasojë e inflacionit të lartë, Juliana Memaj duket se gjen kohë për të shpërdoruar paratë e qytetarëve nëpër tendera abuzivë e të tepër të diskutueshëm.

Zonja në fjalë rezulton se do të harxhojë plot 440 milionë lekë të vjetra me TVSH për rikonstruksionin e një fushe sportive. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-39727-08-25-2022 dhe me objekt “Rikonstruksion Fusha Sportive, Dimal”. Fondi limit i kësaj procedure prokurimi është 37,470,279 lekë të reja pa TVSH ose rreth 440 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Meqenëse jemi në një situatë të shtrënguar për ekonominë, mendja të shkon se konkurrenca për këtë tender ka qenë tepër e fortë në mënyrë që të zgjidhet oferta më e mirë. Por në fakt nuk ka ndodhur fare ashtu, pasi për habi në tender ka marrë pjesë vetëm një kompani.

Bëhet fjalë për firmën Shendelli në pronësi të Yzedin Bozhaj. Kuptohet që kemi të bëjmë me një mungesë totale të konkurrencës pasi fitues është shpallur i vetmi garues. Oferta e kompanisë në fjalë ka qenë 36,997,551 lekë të reja pa TVSH ose gati 440 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Vihet re qartësisht se kjo shifër është thuajse e barabartë me fondin limit të tenderit. Me një llogari të thjeshtë del se vlera fituese është sa 98.7% e fondit limit të tenderit. Pikërisht ky fakt si dhe mungesa totale e konkurrencës bëjnë që të lindin dyshime të forta se fituesi ka qenë i paracaktuar dhe se me shumë mundësi një pjesë e këtyre 440 milionëve mund të ketë përfunduar edhe në xhepat e Julianës. Ju si mendoni?

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



