E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Ka kërcënuar prokurorin’, Berisha akuza të forta drejt Ballukut
Lajme

‘Ka kërcënuar prokurorin’, Berisha akuza të forta drejt Ballukut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e akuzuar atë se ka kërcënuar prokurorin e çështjes pas marrjes së saj si e pandehur nga SPAK.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se Balluku është personi që “pas Edi Ramës ka vjedhur më shumë në historinë e shtetit shqiptar”, ndërsa e akuzoi se ka tentuar të ushtrojë presion ndaj organit të akuzës.

“Në të njëjtën ditë u paraqit në SPAK. Personi që po të merrje qindra mijëra fjalë, nuk meriton tjetër fjalë veçse ‘Lubi’. Njeriu që pas Edi Ramës ka vjedhur më shumë në historinë e shtetit shqiptar, kjo është Lubi Balluku. Ajo u paraqit në SPAK për të dëgjuar akuzën për pabarazi në tendera,” – tha Berisha.

Sipas tij, prokurori i çështjes nuk është dorëzuar përballë presioneve, ndërsa pretendoi se Balluku dhe njerëzit pranë saj kanë tentuar ta intimidojnë.

“Në të njëjtën ditë u paraqit në SKAP. Personi që po të merrje 100-dra mijëra fjalë, nuk meritonte fjalë tjetër se sa ‘Lubi’. Njeriu që pas Edi Ramës ka vjedhur më shumë në historinë e shtetit shqiptari, kjo është Lubi Balluku. Lubi Balluku u paraqit në SKAP, edhe kjo si punë kolegësh, me gjuhën e Veliajt doli, për të dëgjuar akuzën. Akuza ishte pabarazi në tendera. Të kuptohemi! Në pamje të parë duket një akuzë për tu eglendisur. Po të kemi parasysh vjedhjet me kate dhe vilat.

Po të marrim parasysh anën tjetër se në formulimin e kësaj akuze, prokurori i çështjes, nuk u dorëzua. Në mënyrë kriminale, nga anturazhi i Lubisë dhe nga vetë Lubia. Ajo i thotë prokurorit; mos më shiko me rroba gruaje, se unë i heq këto dhe vesh rroba burrash. Keni parë, Lubia me kobure! Po, kërcënohet direkt nga Edi Rama. Cili je ti i thotë Rama që guxon t’i prekësh pasaportën zv.kryeninistres. Një copë hajdute që s’ka shoqe në këto 100 e ca vite.”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.