Kamala Harris ‘molla e sherrit’ mes Ramës dhe Veliajt?
Erion Veliaj, është paraqitur sot në Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur kërkesën ndaj vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.
Kjo është dalja e parë publike e Veliajt që prej arrestimit të tij më 10 shkurt, e cila ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike dhe politike.
Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e tij të radhës ka lëshuar akuza të reja, duke përfshirë këtë herë edhe Veliajn. Berisha tha se krisja e marrëdhënieve mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt nisi pas një fotografie që ky i fundit bëri në SHBA me zëvendëspresidenten amerikane Kamala Harris, një takim që sipas tij Rama nuk e kishte arritur dot vetë.
“Ky shkoi në SHBA dhe bëri foto me Kamala Harris. Publiku duhet ta dijë këtë. Rama shkoi dhe nuk bëri dot fotografi. Pse, këtë nuk e di. Por aty filloi shizma e madhe”, deklaroi Berisha.
Ai shtoi se ndarja mes dy figurave të larta socialiste është dëshmi e tensioneve brenda mazhorancës, duke e quajtur situatën një “narkodiktaturë që godet edhe të vetët kur nuk i shërbejnë më Ramës.”
“Ky dimension represiv ndaj atyre që Rama i konsideron të rrezikshëm ose që nuk mund t’i mbrojë më, është identik me metodat e Enver Hoxhës. Edhe ata ishin mëkatarë, edhe këta janë mëkatarë kanë vjedhur dhe vetëm vjedhur”, vijoi Berisha.
Sipas tij, pavarësisht përplasjeve aktuale, Veliaj “i di Ramës të gjitha aferat korruptive në urbanistikë” dhe kjo, sipas Berishës, “e bën edhe më të rrezikshëm për kryeministrin.”
“Pra, i solla më shumë këtu për të pasur të qartë çdo shqiptar se çfarë regjimi është i instaluar këtu. U them këtu, se ne që kemi memorien e kohës së shkuar, nuk kanë asnjë dallim, përveç kësaj seance publike, nuk kanë asnjë dallim veprimet e tjera nga qëndrimi që mbante Enver Hoxha ndaj armiqve të tij.
Identik! Por ama nuk kanë asnjë dallim edhe armiqtë, se edhe ata ishin mëkatarë, nuk ishin kurrë të pafajshëm, por kishin kryer krime kundër shqiptarëve.
Por edhe këta janë mëkatarë. Edhe këta kanë vjedhur, vjedhur dhe vetëm vjedhur. Por krijimi i ngjashmërisë është dëshmi flagrante e narkoshtetit, e narkodiktaturës.
U ndala këtu për të theksuar se ky dimension represiv i shkallës së paimagjinueshme ndaj atyre që Rama i konsideron të rrezikshëm ose ndaj atyre që nuk vazhdon dot t’i mbrojë, kurse këtë e ka hequr vetë, Veliajn, ju jeni dëshmitarë, dihet kjo.
Ky shkoi në SHBA dhe bëri foto me Kamala Harris. Po, publiku duhet ta dijë këtë. Rama shkoi dhe nuk bëri dot fotografi. Kjo është e vërteta. Shkoi dhe nuk bëri dot fotografi. Pse e tek, këtë nuk e di. Por aty filloi shizma e madhe. Për të vjedhur, asnjë nga vjedhjet që ka bërë me Ramën, nuk iu faturua Erion Veliajt. Erion Veliaj i di Ramës të gjithë vjedhjen që bën Edi Rama në urbanistikë”, tha Sali Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



