Kandidati i PD-së përfshihet në sherr me shoferin e kamionit

Përfshihet në konflikt për motive të dobëta, kandidati në listën e sigurt të PD, Bledion Nallbanti, dhe vëllai i tij Alti Nallbati, i njohur si “Duçja”, me një shofer kamioni.

Pas procedurave, të tre shtetasit janë lënë të lirë, ndërsa mësohet se shoferi po kalonte tranzit nga Kapshtica nëpërmjet Devollit.

Burime nga policia bëjnë me dije se po hetohet rasti dhe çështja do të dërgohet në prokurori

Publikuar nga Publik Media