E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama humor  në Shkodër: Beneti ishte një nga mbetjet e pakta të të kaluarës që kishte vlerë të plotë ricikluese
Lajme

Rama humor në Shkodër: Beneti ishte një nga mbetjet e pakta të të kaluarës që kishte vlerë të plotë ricikluese

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutat sot në Shkodër, duke u shprehur se Benet Beci ishte një nga mbetjet e pakta të të kaluarës që kishte vlerë të plotë ricikluese.

Ndërsa fliste për rrugët dhe punën e bërë nga qeveria në këtë drejtim, pra për të bërë veriun të aksesueshëm për turizmin, Rama u shpreh se janë ndërtuar 315 km rrugë të brendshme në dekadën e fundit, e pa krahasueshme kjo sipas tij me punën e bërë nga qeveritë pasardhëse.

“Çfarë kemi bërë ne për veriun nuk është bërë nga qeveritë e tjera më parë, në të gjitha asket për të hapur veriun ndaj turizmit, i kemi ndërtuar ne. Ishte fat të kisha Benetin në Fondin e Zhvillimit, ishte një nga mbetjet e pakta të të kaluarës që kishte vlerë të plotë ricikluese. Ata janë të pariciklueshëm. Falë Benetit, janë të gjitha këto akset e asfaltuara, 315 km rrugë të brendshme të qarkut në një dekadë. Le t’i nxjerrin çfarë kanë bërë në çerek shekulli të tjerët, e kam bërë unë krahasimin dhe nuk ka të krahasuar”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.