Kandidatja për deputete e LSI-së në Durrës, Elona Guri konfliktohet me një qytetar
Një ditë na nisja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, një incident është regjistruar në Durrës, ku e përfshirë ishte edhe një kandidate për deputete.

Bëhet fjalë për kandidaten për deputete të LSI-së, Elona Guri. Policia raporton se Guri, rreth orës 14:30 është konfliktuar me një qytetar në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit.
Vetë zyrtarja e LSI-së thotë se incidenti është shkaktuar sepse eksponentë të qeverisë kanë vënë në zyrat e LSI-së kamera, për të kërcënuar njerëzit që besojnë te kjo forcë politike, për t’i shantazhuar dhe hequr nga puna.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konfliktit.
Ndërkohë, në reagimin e saj, Elona Guri ka bërë me dije se vendosja e kamerave dhe pajisjeve të përgjimit në zyrtat e tyre, është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite. Mes të tjerash Guri ka bërë me dije se ka kallëzuar shtetasin me inicialet Ç.K.

“Ky është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite. Një shkelje penale dhe një akt i shëmtuar i kryer nga matrapazët e inceratorëve. Njihuni me të vërtetën se sa poshtë kanë rënë zuzarët e “Rilindjes” dhe se çfarë mendje kriminale kanë fundërrinat e mafias së plehrave të cilëve u shtohet një padi tjetër penale për shkeljet dhe zullumet e shumta që kanë bërë. Harxhojnë milionat e vjedhura nga inceneratorët për kamera dhe mjete përgjimi për të intimiduar e frikësuar njerëzit e LSI.
Asgjë nuk e ndal FITOREN E MADHE të 25 prillit. Janë të kapitulluar. Më 25 prill fiton Durrësi dhe Shqipëria”, tha Guri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



