E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kandidatja për kreun e PD Edit Harxhi :Basha vetë ka katër vite që nuk udhëton në Amerikë
Publik News

Kandidatja për kreun e PD Edit Harxhi :Basha vetë ka katër vite që nuk udhëton në Amerikë

Kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ka qenë duke folur për shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata” në SHBA. Harxhi tha se Lulzim Basha e ka ditur për shpalljen “non grata” të Berishës, ndërsa paralajmëroi se e njëjta gjë mund të ndodhë me kreun aktual të opozitës.

Ajo deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se Bashës i është refuzuar viza në SHBA dhe sipas saj, do ishte habi të mos i ndalohej përgjithmonë hyrja në Amerikë.

“Basha vetë ka katër vite që nuk udhëtonin në Amerikë. Është e vërtetë, e kam informacion e dinë shumë persona. Por  vizën e ka të refuzuar. Si mund të bëhet kryeministër një person që nuk shkon në Amerikë para zgjedhjeve. Është e sigurt që Bashës ia kanë ndaluar vizën. Nuk do çuditesha të shpallej “non grata”, do çuditesha të bëhej e kundërta.

Që para tre-4 vitesh, kur bëri vizitën me Trump, nuk ka shkuar me në SHBA. Ka kërkuar të shkojë dhe nuk i është dhënë viza. Nuk gëzohem për këtë gjë se ai është kryetar i PD dhe kjo e dëmton PD-në. Pikërisht kjo e dëmton PD-në, kur kryetari i saj nuk shkon dot në SHBA”, theksoi Harxhi.

Pjesa nga deklarata në Zonë e Lirë: 

Arian Çani: Ti je dakord me Bujar Nishanin që lëshoi një deklaratë që bëri shumë zhurmë, që reagoi dhe Basha vetë, që tha Basha e dinte që në 2019?

Edith Harxhi: Absolutisht Arian…

Arian Çani: E dinte Basha që Berisha do të shpallej “non grata” në 19 maj?

Edith Harxhi: Po! Nuk e di për vitin 2019, por di që zoti Basha ka pasur dijeni.

Arian Çani: Siç kishte dijeni dhe Rama që ia tha. Sepse Rama i tha Berishës që “e kalon dot oqeanin”.

Edith Harxhi: Rama tha gjë tjetër. Rama tha se i janë ndaluar vizat.

Arian Çani: Ti thua se janë dy gjëra të ndryshme?

Edith Harxhi: Po! Zoti Basha vetë ka 4 vjet që nuk udhëton dot në Amerikë sepse i është refuzuar viza Arian.

Arian Çani: Është e vërtetë kjo?

Edith Harxhi: Po është e vërtetë!

Arian Çani: E ke informacion këtë apo e ke me të dëgjuar?

Edith Harxhi: Jo mo Arian e kam informacion këtë e dinë shumë njerëz.

Arian Çani: Edhe Bashës ia kanë refuzuar vizën?

Edith Harxhi: Vizën e ka të refuzuar. Si mund të bëhet kryeministër një lider opozite që nuk shkon në Amerikë përpara zgjedhjeve. A mund të ma shpjegoni? Sali Berisha në vitin 2003 pas asaj ’97 të rëndë dhe pas dërrmimit të opozitës në ’98, në 2003 vizitoi Uashingtonin. Në diplomaci, këto janë rregulla.

Arian Çani: Pyetja ime është kjo. Është e sigurt që Bashës ia kanë ndaluar vizën?

Edith Harxhi: Po!

Arian Çani: Nuk është çudi që nëse Basha nuk i bindet perandorisë ta nxjerrin dhe atë “non grata”?

Edith Harxhi: Nuk do të çuditesha. Madje unë çuditem se pse ka ndodhur e kundërta.

Arian Çani: Ti thua duhet t’ia nxirrnin Bashës dhe jo Berishës?

Edith Harxhi: Nëse i është ndaluar viza ka një arsye. Nëse Basha nuk shkon në Uashington prej disa vitesh të paktën prej 3 vite e ca, që kur bëri fotografinë me Trump, nuk është kthyer më. Që bëri fotografinë me Trump, që u hap çështja në SHBA dhe këtu në të njëjtën kohë. Ai ka tentuar disa herë për të udhëtuar mesa di unë edhe për të marrë pjesë në kongrese dhe nuk i është dhënë viza.

Arian Çani: Ti gëzohesh për këtë gjë?

Edith Harxhi: Jo nuk gëzohem sepse Basha mbi të gjitha është kryetar i PD-së dhe kjo është në dëm të PD-së

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.