Kaos dhe rradhë të gjata, ‘paralizohet’ DPSHTRR Sarandë
Qytetarë të shumtë janë përballur me radhë të gjata në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në Sarandë, ku prej orëve të para të mëngjesit janë krijuar flukse të mëdha për kryerjen e pagesave dhe shërbimeve administrative.
Sipas qytetarëve, pritjet e gjata lidhen me numrin e lartë të aplikimeve dhe detyrimeve që duhet të kryhen pranë institucionit, ndërsa mungesa e sporteleve funksionale dhe procedurat e ngadalta e kanë përkeqësuar situatën.
Në radhë shihen kryesisht qytetarë që presin për të kryer pagesa të ndryshme ndaj institucioneve shtetërore, duke humbur orë të tëra në pritje, veçanërisht në ditët e fundit të afateve ligjore.
Situata ka sjellë pakënaqësi mes qytetarëve, të cilët kërkojnë më shumë organizim dhe shërbim më efikas nga ana e DPSHTRR Sarandë, për të shmangur radhët e gjata dhe vonesat e përsëritura.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco







