‘Kaosi Gazheli’, drejtorë fantazmë, shkelje dhe terror në Dogana
Denoncimi: Është kthyer në dinasti
Redaksia e Publik.al ka marrë një denoncim nga një qytetar, i cili hedh akuza të rënda mbi mënyrën se si menaxhohen punonjësit në Doganë dhe promovimet e brendshme në këtë institucion.
Sipas qytetarit, disa persona që nuk shkojnë fare në punë vazhdojnë të paguhen si drejtorë, ndërsa të tjerë, me kompetenca të ulëta, promovohen në pozicione të larta për shkak të lidhjeve familjare ose shërbimeve ndaj drejtuesve.
“Ka shumë raste ku individë pa lidhje me fushën e tyre profesional, me pagë të lartë, mbahen në pozicione të rëndësishme vetëm sepse janë të afërt me drejtuesit. Gazheli ka kthyer institucionin në një cikël të mbyllur, ku vetëm ai komandon dhe vendos. Burimet njerëzore bëjnë sikur nuk shohin, ndërsa disa pensionistë mbahen me vite në pozicione të caktuara vetëm për t’u shërbyer interesave të drejtuesit”, denoncon qytetari.
Ai përmend edhe raste konkrete: “Disa persona janë ngulitur në poste të caktuara vetëm për shkak të lidhjeve familjare, si kunata e një drejtori, që në fakt bën punë të një kategorie tjetër, apo individë që drejtojnë agjensi doganore pa kompetencë. Kjo e ka kthyer institucionin në një dinasti, ku punonjësit pa aftësi mjaftohen me pozicione të favorshme dhe disa të tjerë punojnë mbi detyrat e të tjerëve.”
Qytetari thekson se ky sistem favorizon vetëm disa të përzgjedhur, ndërkohë që punonjësit që nuk janë pjesë e këtij rrjeti mbeten pa mundësi promovimi dhe shpesh nën presion. Ai përfundon duke e cilësuar situatën si një problem të rëndë, ku asetet njerëzore dhe meritokracia janë injoruar, ndërsa vendimet bazohen më shumë te lidhjet personale dhe fotot në rrjetet sociale.
Denoncimi i plotë:
Abuzimet e Gazhelit nuk kanë fund. Ka njerëz që nuk vijnë fare në punë dhe paguhen si drejtorë. Si sheh këto abuzime me pagat? Por kjo nuk është e vetmja. Kush ka qenë i përdorur nga Gazheli, promovohet si drejtor. Për shembull, Eranda Cuci, kunata e Blendi Cucit, është në kategorinë C2 dhe bën një rol kategorie A, që sipas DAP-it është shkelje e hapur.
Njerëzit lëvizin sipas dëshirës së tij. Nëse nuk bën çfarë të thonë, të dërgojnë aty ku duan ata. Procedurat zgjaten deri në 6 muaj dhe abuzimi me njerëzit është i frikshëm. Promovohen vetëm ata që i shërbejnë zotërisë. Gazheli e ka kthyer këtë institucion në një ciftlik, ndërsa DAP bën sikur fle gjumë dhe merret me njerëzit pa mbështetje. Gjithçka është orientuar gabim: asnjë nuk bën punën që i takon dhe mbivendosen detyra tek të tjerët.
Ata që rrinë në heshtje presin të promovohen si “djem të mirë”. Askush nuk mendon për asetet njerëzore apo promovimin sipas aftësive, mjafton vetëm të postosh foto në rrjetet sociale. Në të vërtetë, gjendja është shumë e rëndë: shumë punonjës nuk kanë lidhje me diplomën dhe pozicionin e punës, por marrin paga të larta, ndërsa burimet njerëzore bëjnë sikur nuk shohin.
Gazheli ka krijuar një cikël të mbyllur, ku vetëm drejtori komandon dhe vendos. Ai mban pranë servila të paaftë për t’i përdorur sipas dëshirës. Nëse i gjen gabim, thotë “unë s’kam gisht” dhe lejon agjencitë të bëjnë ligjin e tyre. Në gjithë botën, dogana funksionon ndryshe dhe është e fuqishme, ndërsa këtu zotëria mban në punë individë pensionistë, si Monika Dushkue, tezja e Oltës Xhackës, që drejton agjensi doganore pa kompetencë, dhe kjo vazhdon prej vitesh. Ka edhe shumë të tjerë që punojnë në agjenci doganore në të njëjtin mënyrë.
Është një cikël i mbyllur ku vetëm drejtori vendos gjithçka, dhe më e rëndësishmja, ai ka kontroll si përgjegjës turni në Tiranë. Jonad Celen u shkarkua si hajdut me para dhe u transferua, por duket se gjendja është kaluar pa rënë në sy. Gazheli ka kthyer gjithçka në një dinasti.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



