E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapet 41 kg kokainë në Portin e Durrësit, vinte nga Brazili
Lajme

Kapet 41 kg kokainë në Portin e Durrësit, vinte nga Brazili

Një sasi prej 41 kilogramësh e 350 gramësh kokainë, me një vlerë të përllogaritur në rreth 2 milionë euro, është zbuluar dhe sekuestruar në Portin e Durrësit.

Lënda narkotike ishte futur në një kontejner që kishte mbërritur nga Brazili dhe në dokumentacion deklarohej se transportonte mish pule. Gjatë kontrollit të imtësishëm, efektivët zbuluan drogën të fshehur në kapakët e jashtëm të kontejnerit.

Kokaina ishte e ndarë në 37 pako, të cilat ishin vendosur në mënyrë të kamufluar në strukturën e kontejnerit, me qëllim shmangien e kontrolleve.

Sekuestrimi u realizua në kuadër të operacionit policor të koduar “Anchor 3”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit.

Kontrolli i kontejnerit u krye në kuadër të hetimeve për një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike. Pas zbulimit të pakove, lënda u sekuestrua si provë materiale dhe iu nënshtrua procedurave përkatëse.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Policia, vlera e kokainës së sekuestruar në treg përllogaritet në rreth 2 milionë euro.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë skemën e trafikimit, përfshirë origjinën dhe destinacionin e sasisë së drogës, si dhe për të identifikuar personat që kanë organizuar dhe realizuar transportin e saj.

Strukturat hetimore të DVP Durrës po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.