E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapet laçiani i shumëkërkuar, ja pse e kërkon drejtësia italiane
Lajme

Kapet laçiani i shumëkërkuar, ja pse e kërkon drejtësia italiane

Nje sere akuzash per vepra kriminale policia e Tiranes ka arrestuar nje shqiptar qe ishte ne kerkim nga Italia. Policia ben me dije se ka prangosur te shumekerkuarin Kastriot Menga, 50 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Gjykata ne Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Grabitje“, “Armëmbajtje pa leje“, “Shfrytëzim prostitucioni “ dhe “Emigracion të paligjshëm”.

Njoftimi i policise

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 6 vite burg.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 5, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit:

• Kastriot Menga, 50 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Gjykata e Trentos Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Grabitje“, “Armëmbajtje pa leje“, “Shfrytëzim prostitucioni “ dhe “Emigracion të paligjshëm” parashikuar nga nenet 81, 110, 416, 624, 625, 648 si dhe nenet 3 e 4 të Kodit Penal Italian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.