Kapet me 41 kg drogë në makinë, arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Greqi
Policia greke ka vënë në pranga një 31 vjeçar shqiptar Prevezë. Pas ndjekjes së makinës uniformat blu kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit shqiptar ku i është sekuestrua sasia 41 kg kanabis.
Policia njofton se makina ishte në emër të një tjetër shqiptari i cili është shpallur në kërkim.
Brenda në automjet u gjetën dhe sekuestruan 29 pako me 41 kg 252 gram marijuanë. Gjithashtu, shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, iu sekuestruan edhe 1300 euro, 1000 lekë shqiptare si dhe 2 celularë.
Mjeti tip BMV me të cilin lëvizte, në fakt i përkiste një shqiptari tjetër, i cili gjithashtu u shpall në kërkim. Nga verifikimet e policisë rezultori se ndaj të arrestuarit shqiptar, kishte dy urdhër-arreste, një për tentativë vrasje si dhe një për trafik droge.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



