E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapitulli 21 i negociatave me BE-në, shtyhet vendimmarrja për Shqipërinë
Bota

Kapitulli 21 i negociatave me BE-në, shtyhet vendimmarrja për Shqipërinë

Ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, të mbledhur në Bruksel, kanë miratuar me konsensus qëndrimin e përbashkët për Kapitullin 21 – Rrjetet Trans-Europiane të Transportit për Malin e Zi.

Mbyllja zyrtare e këtij kapitulli pritet të konfirmohet gjatë Konferencës Ndërqeveritare mes Malit të Zi dhe Bashkimit Europian, e cila është planifikuar të zhvillohet më 17 mars në Bruksel.

Procesi i negociatave për anëtarësim i Malit të Zi në BE vijon të ecë përpara. Deri më tani, Podgorica ka hapur të gjithë 33 kapitujt e negociatave dhe ka arritur të mbyllë 13 prej tyre, duke mbetur një nga vendet më të avancuara në procesin e zgjerimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, situata për Shqipërinë mbetet më e ndërlikuar. Për shkak të mungesës së konsensusit mes shteteve anëtare të BE-së, është shtyrë vendimmarrja për raportin e ndërmjetëm IBAR, që lidhet me standardet në sistemin gjyqësor.

Ky raport konsiderohet një element kyç, pasi pa miratimin e tij nuk mund të nisë procesi i mbylljes së kapitujve të negociatave për Shqipërinë.

Lidhur me këto zhvillime në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, komisionerja për Zgjerimin Marta Kos pritet të raportojë të hënën pasdite në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së.

Ndërkohë, të mërkurën pas takimit të ministrave për Çështjet Europiane, eurodeputetëve në seancën e pasdites do t’u drejtohet edhe shefja e diplomacisë europiane Kaja Kallas, e cila pritet të japë detaje mbi ecurinë e procesit të zgjerimit dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.