Katrahurë në Shkodër, shqyhen pllaka, rrëzohen pemët dhe bien mbi makina
Qyteti i Shkodrës është përfshirë gjatë natës nga rreshje të dendura shiu dhe një stuhi të forta, të cilat siç shihet nga pamjet e mëposhtme, kanë shkaktuar dëme materiale të shumta.
Nga stuhia dhe erërat e forta, janë rrëzuar disa pemë shekullore në rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit, duke bllokuar lëvizjen por dhe duke shkatërruar trotuaret dhe makinat. Shumë qytetarë që kishin parkuar makinat krah rrugës, kur janë zgjuar në mëngjes i kanë gjetur ato të shkatërruara dhe të shtypura nga pemët.
Dëmet janë të mëdha, ndërsa ekipet e Bashkisë kanë dalë në terren për të hequr pemët dhe zhbllokuar lëvizjen. Gjithashtu, situata është paraqitur problematike edhe në disa qytete të tjera të vendit. Kryesisht në Kukës, Lezhë, Bulqizë dhe Gjirokastër.
Pamje nga Shkodra:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






