E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kavajë, përplasi për vdekje një 28-vjeçar dhe fshehu provat, në pranga 3 persona
Lajme

Kavajë, përplasi për vdekje një 28-vjeçar dhe fshehu provat, në pranga 3 persona

Një 27-vjeçar u arrestua pasi ka përplasur për vdekje një 28-vjeçar dhe në bashkëpunim me dy të tjerë është përpjekur ti fshehë provat.

Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur në Kavajë ku autori në bashkëpunim me dy të tjerë fsheh provat dhe prish vendngjarjen duke zëvendësuar mjetin e aksidentit me një mjet tjetër.

Në pranga ka rënë autori i aksidentit Gentush Hoxha, 27 vjeç, banues në fshatin Kazie, Kavajë si dhe Ervis Çurrumi, 34 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël, Kavajë e Gëzim Cila, 48 vjeç, banues në fshatin Hajdaraj, Kavajë.

Njoftimi i policisë:

Pasi ka përplasur për vdekje Z.G, 28 vjeç, Hoxha është ndihmuar nga dy shokët e tij, për të ndërruar makinën e përfshirë në aksident. Gentush Hoxha ka qenë duke drejtuar mjetin kamion tip “Mercedez Benz” (në pronësi të një firme), në mbikalimin e varrezave në autostradë kur është përplasur me mjetin motoçikletë tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin Z.G., 28 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Më pas Gentush Hoxha, në bashkëpunim me Ervis Çurrumi dhe Gëzim Cila, kanë hequr nga vendi i ngjarjes mjetin kamion me të cilin u shkaktua aksidenti dhe kanë sjell një tjetër mjet kamion tip “Benz”, duke prishur dhe fshehur provat në vendngjarje.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë në ngarkim të shtetasit G.H., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, parashikuar nga nenet 291 dhe 301 të Kodit Penal, ndërsa për shtetasit E.Ç., dhe G.C., për veprën penale “Pengime që zbulojnë zbulimin e të vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.