E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi akuzon prokurorin e SPAK  për zvarritje hetimesh
Lajme

Këlliçi akuzon prokurorin e SPAK për zvarritje hetimesh

Prençi, se po zvarrit çështjen hetimore për inceneratorin e Tiranës. Në një dalje nga selia blu, ai u shpreh se hetimet e zhvilluara ndaj Erion Veliajt kanë treguar se kompania që ka administruar venddepozitimin e mbetjeve në Sharrë është paracaktuar nga bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës.

“Nëse prokurori Dritan Prençi nuk është ‘qartësuar’ deri tani nga provat e depozituara në SPAK nga ana ime, atëherë sot ka detyrimin ligjor të administrojë provat e reja dhe dëshminë e shtetasit Erald Ismaili, i cili e specifikon qartë se kompaninë MEG Albania e ka sjellë në zyrë Ajola Xoxa dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, deputetja e PS-së, Klotilda Ferhati Bushka, për të mbyllur pazarin për administrimin e landfillit të Sharrës”, tha Këlliçi.

Akuzat Këlliçi i vijoi duke nënvizuar se kjo çështje do të mbyllet vetëm kur drejtësia të kryejë hetime të plota. “Sado që regjimi vijon ta mbajë të mbyllur këtë aferë korruptive, që u ka kushtuar deri më tani të paktën 190 milionë euro qytetarëve të Tiranës, e vërteta në fund do të zbardhet. Pronarët faktikë të inceneratorit të Tiranës, Rama – Veliaj, dyshja e pandashme si mishi me thoin, siç shprehej dikur vetë me gojën e tij Erion Veliaj, do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, por mbi të gjitha para qytetarëve shqiptarë, të cilët i vodhën dhe i dëbuan si asnjë pushtues në historinë e këtij vendi”, shtoi ai.

Çështja e inceneratorit të Tiranës vijon të jetë një nga dosjet e nxehta të SPAK, ku sipas PD-së, shuma e paguar deri më tani ka arritur në 190 milionë euro, ndërkohë që inceneratori nuk është ndërtuar asnjëherë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.