E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi tregon rezolutën e Internacionales së Qendrës së Djathtë :Historike, sinjal i qartë për opozitën
Lajme

Këlliçi tregon rezolutën e Internacionales së Qendrës së Djathtë :Historike, sinjal i qartë për opozitën

Internacionalja e Qendrës së Djathtë miratoi këtë të hënë një rezolutë për situatën në Shqipëri, ku dënon qeverinë e Edi Ramës.

Për miratimin e kësaj rezolute ka reaguar drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi.

Ky i fundit shkruan në rrjetet sociale se kjo rezolutë është historike dhe vendos gishtin në plagët më kryesore të vendit tonë.

Sipas tij, ky sinjal i qartë se ndërkombëtarët kanë kthyer sytë dhe mendjen nga Shqipëria, duke i dhënë një sinjal dhe mbështetje opozitës në momentin e duhur.

Deklatrata e plotë:

Rezoluta historike!

Si asnjë rezolutë më parë, ditën e sotme organizata më e madhe e partive politike të qendrës së djathtë në botë IDC CDI, e cila bën bashkë 109 parti politike të qendrës e qendrës së djathtë nga e gjithë bota, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të zhvilluar në Siem Reap të Kamboxhias, miratoi një rezolutë e cila:

1. Dënon fuqishëm lidhjet e Narkoshtetit të drejtuar nga Edi Rama me kartelet e drogës në Amerikën Latine duke e kthyer Shqipërinë në një lavatriçe të pastrimit të parave.

2. Dënon arrestimet politike dhe goditjen e opozitës shqiptare me në krye Partinë Demokratike ku meren shembuj konkret izolimi në arrest shtëpie i Kryetarit të PDSH Prof. Dr. Sali Berisha, pa prova, pa fakte, pa akuzë dhe bazuar në dokumenta të rreme, rrëmbimi dhe arrestimi brutal i ish Presidentit/Kryeministrit e njëherazi kreut të PL Ilir Meta, gjyqi politik që po zhvilohet ndaj kreut të PR Fatmir Mediu, dënimi politik me burg i Deputetit të PD Ervin Salianji për një kallëzim të rremë të pakryer prej tij dhe arrestimi politik dhe goditja e ish kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

3. Mbështet përpjekjet e opozitës shqiptare dhe luftën e saj kurajoze për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për rikthimin e qeverisjes demokratike e mbrojtjen e të drejtave themelore në vend.

4. Theksimin e rëndësisë së luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës si një detyrë jetike për një shtet anëtar të NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE duke nënvizuar nevojën urgjente të këputjes së fijeve që lidhin krimin me votën.

Rezoluta e Internacionales së Qendrës së Djathtë/

5. Nevojën për një sistem drejtësie të pavarur i cili nuk përdoret si një armë për të luftuar kundërshtarin politik, por garanton të drejtat dhe liritë e qytetarëve shqiptarë.

6. Nevojën që vendi ka për një qeveri teknike bazuar në modelin e Maqedonisë së Veriut, me qëllim mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor dhe garantimin e integritetit të zgjedhjeve.

7. CDI do të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe do të jetë në mbështetje të anëtarëve të saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në mbështetje të rrugëtimit europian të Shqipërisë.

Miqtë e mi,

Një rezolutë e tillë, kaq e qartë, konkrete dhe që vendos gishtin në plagët më kryesore të vendit tonë, duke e krahasuar vendin tonë madje me Bjellorusinë e Lukashenkos, me të cilin Edi Rama darkonte para pak ditësh, nuk është miratuar asnjëherë.

Ky sinjal i qartë, se miqtë e Partisë Demokratike dhe vendit tonë kanë kthyer sytë dhe mendjen nga ne, është një mesazh i fortë dhe mbështetje në momentin e duhur.

Zgjedhjet e ardhshme janë jetike për Shqipërinë ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për ti rikthyer shpresën shqiptarëve dhe për ta rikthyer vendin në shinat e shtetit ligjor dhe të së drejtës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.