Kércet arma në Prekal të Shkodrës, vritet një person
Aleksandër Koçeku është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Prekal të Shkodrës, në rrethana ende të paqarta.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme zonën e Prekalit, në Shkodër, ku një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet ende as autori apo autorët e dyshuar të krimit.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Paralelisht, janë ngritur pika kontrolli dhe po kryhen verifikime në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



