Kërcet sherri në Lushnje, tre të plagosur (DETAJET)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:30, në fshatin Golem i Madh, njësia administrative Golem, bashkia Lushnjë.
Tre persona janë plagosur pas një konflikti mes tyre, ku janë përdorur armë të ftohta (thika). Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjës, ku po marrin trajtim mjekësor.
Mjekët konfirmojnë se të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e stafit në repartin e reanimacionit, ndërsa po ruhen nga forcat e rendit.
Sipas dëshmive të para, personat e përfshirë në ngjarje kishin qenë duke konsumuar ushqim dhe pije alkoolike së bashku që prej pasdites.
Dyshohet se debati ka nisur për shkaqe të vogla, por më pas është përshkallëzuar në dhunë fizike dhe përdorim të thikave.
Policia ka nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve okularë dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



