Kërcet thika në Kamëz, dyshohet për të plagosur
Një incident është regjistruar paraditen e sotme në ambientet e jashtme të një shkolle në Kamëz, ku ka ndodhur një konflikt mes disa nxënësve.
Sipas raportimeve mësohet se të rinjtë kanë përdorur sende të forta gjatë përplasjes, dhe dyshohet se ka persona të lënduar.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


