Kërkonin të ekzekutonin Kancelarin dhe të bënin grusht shteti në Gjermani, arrestohet vjehrri i Alabas
Kuzhinieri i njohur, Frenk Hepner, ishte një nga 25 të arrestuarit që kërkonin të bënin grusht shteti në Gjermani dhe të ekzekutonin Kancelarin, siç raporton “Daily Mail”.
62-vjeçari, i cili është gjithashtu dhe vjehrri i mbrojtësit të Realit, David Alaba, në Kitzbuel të Austrisë, aty ku zotëron dhe një restorant. Sipas gazetës gjermane “Bild”, hetuesit besojnë se Hepner ishte një anëtar i rangut të lartë të krahut ushtarak të grupit Reichsburger.
Kjo bandë komplotistësh do që të përmbysë shtetin modern demokratik gjerman dhe të vendosin një anëtar të një familjeje mbretërore gjermane si lider i ri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



