E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këshilli Bashkiak i Selenicës kundërshton bashkimin me Vlorën
Lajme

Këshilli Bashkiak i Selenicës kundërshton bashkimin me Vlorën

Këshilli Bashkiak i Selenicës është mbledhur këtë të premte, ku në fokus të diskutimeve ka qenë kundërshtimi i projektit për bashkimin e Bashkisë së Selenicës me Bashkinë e Vlorës.

Gjatë mbledhjes, kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, ka shprehur kundërshtimin e tij të hapur ndaj propozimit për bashkimin e dy njësive vendore.

Bellaj argumentoi se Selenica duhet të vijojë të funksionojë si një bashki më vete, duke paralajmëruar se përfshirja e saj në Bashkinë e Vlorës mund të sjellë pasoja për përfaqësimin dhe zhvillimin e zonës.

Sipas tij, Selenica ka karakteristikat dhe nevojat e veta, ndërsa territori dhe identiteti i saj kërkojnë një administrim të veçantë. Për këtë arsye, ai vlerëson se ruajtja e autonomisë administrative është në interes të banorëve të zonës.

Kryebashkiaku Bellaj ka deklaruar se do të vijojë të kundërshtojë projektin e bashkimit dhe të mbrojë qëndrimin e Bashkisë së Selenicës gjatë diskutimeve për riorganizimin e mundshëm territorial.

Çështja e bashkimit të Selenicës me Vlorën është pjesë e debatit për reformën e re administrativo-territoriale, e cila ka nxitur kundërshtime edhe në bashki të tjera në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.