E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Kikia: Ne nuk mund të konkurojmë në turizëm, as Greqinë as Turqinë dhe Kroacinë
Lajme

Gazetari Kikia: Ne nuk mund të konkurojmë në turizëm, as Greqinë as Turqinë dhe Kroacinë

Në një diskutim  për turizmin në Shqipëri gjatë 8 muajve të parë të këtij viti gazetari Mentor Kikia u shpreh skeptik në lidhje me turizmin në Shqipëri gjatë këtij viti. Ai tha se Shqipëria nuk ka turistë elitarë dhe se nuk mund të krahasohet me Kroacinë, Turqinë apo Greqinë.

“Ne nuk kemi njësi matëse për të kuptuar kush është trusti elitar. Ne nuk mund të kemi turistë elitar se nuk ka çfarë bën në Shëngjin. As drejt asaj që ka bërë Turqia nuk po shkojmë. Ne kemi bërë 1 hotel dhe 500 vila që ua kemi shitur të pasurve, ky nuk është turizëm, por shitje e dhunshme. Ne nuk do e konkurrojmë dot kurrë as Kroacinë, Greqinë apo Turqinë. Nëse do kërcejmë nga qejfi se erdhën 3 milionë turistë, nuk do të vijnë më vitin tjetër. Cila është detyra e Ministrisë së Turizmit? T’i presë te aeroporti i Rinasit? Apo a do të vijnë sërish vitin tjetër. Duhet të kuptojmë se çfarë duhet të përmirësojmë dhe çfarë ua prish syrin atyre”, u shpreh Kikia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.