E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kirurgët i heqin ushtarit ukrainas plumbin nga zemra që po rreh, ai dëshiron të… (VIDEO)
Lajme

Kirurgët i heqin ushtarit ukrainas plumbin nga zemra që po rreh, ai dëshiron të… (VIDEO)

Kirurgët në Ukrainë kanë kryer një operacion të jashtëzakonshëm, pasi i kanë hequr plumbin një ushtari nga zemra që po rrihte.

Pamjet e pabesueshme të procedurës tregojnë se zemra e ushtarit pulsonte, ndërsa mjekët nxirrnin me kujdes plumbin rus nga zemra e ushtarit ukrainas. Ky i fundit është parë më vonë në këmbë, duke qëndruar pranë mjekëve që i shpëtuan jetën.

Madje thuhet se ai mbeti i “etur për të luftuar” kundër ushtrisë pushtuese ruse. Kjo arritje e mahnitshme e mjekëve vjen pasi Rusia përdori armët kimike në Mariupol.

Ushtarët ukrainas pretendojnë se u goditën nga një agjent i hedhur nga një dron, duke i lënë ata të paaftë për të marrë frymë dhe të trullosur.

Detajet e sulmit, nëpërmjet aplikacionit të mesazheve Telegram, thonë se një “substancë helmuese me origjinë të panjohur” ka bërë që mbrojtësit e qytetit të vuajnë nga simptoma që përfshijnë probleme me frymëmarrjen

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.