E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kishte pasaportë të falsifikuar, policia kap 25-vjeçaren në dalje të Rinasit
Lajme

Kishte pasaportë të falsifikuar, policia kap 25-vjeçaren në dalje të Rinasit

Policia ka arrestuar një vajzë të re e cila në dalje te aeroporti Rinas, u kap me një pasaportë e një kartë shëndeti italiane, të falsifikuara.

Burimet nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas, thanë se më datë 24.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.H, vjeç 25, banuese në Burrel, pasi dyshohet se në dalje te aeroporti Rinas, iu gjetën një pasaportë e një kartë shëndeti italiane, të falsifikuara.

Ajo akuzohet për veprat penale parashikuar nga nenet 186 e 189 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.