E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kjo është nëna 25-vjeçare që humbi jetën bashkë me të birin në Berat
Lajme

Kjo është nëna 25-vjeçare që humbi jetën bashkë me të birin në Berat

Klaudia Xhaferaj është nëna që humbi jetën bashkë me të birin mesditën e sotme në aksidentin tragjik në Berat.

Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shoferja e identifikuar me inicialet K.Xh., ishte duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ kur humbi kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Personi që shihni në foto është e ndjera që humbi jetën bashkë me të birin e saj.

Personi që shihni në foto është Klaudia Xhaferaj e cila humbi jetën bashkë me të birin mesditën e sotme në aksidentin tragjik në Berat. 25-vjeçarja me të birin 6 vjeç, kanë humbur jetën pasi makina me të cilën ata po udhëtonin ra në lumin Osum.

Nga pamjet e publikuara shihet se shoferja ka humbur kontrollin dhe ka rënë në vendin e quajtur “Ura e re”. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”.

Dyshimet janë se Klaudia Xhaferi dhe fëmija i saj po ktheheshin nga spitali, pasi 6 vjeçari kishte në dorë një vigon. Ata janë nxjerr me shenja jete nga lumi, nga qytetarët e rastësishëm që janë futur në Osum menjëherë sapo kanë parë aksidentin.

Mirëpo, fatkeqësisht më vonë ata humbën jetën. Lidhur me shkakun e ngjarjes, policia ka ngritur dy pista, e para se nëna mund të ketë kthyer kokën nga djali i saj dhe për pasojë ka humbur drejtimin dhe e dyta që shkak i aksidentit të jetë bërë një parakalim i gabuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.