E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KKTU miratoi lejen e Bedinajt një muaj para përplasjes me armë
Lajme

KKTU miratoi lejen e Bedinajt një muaj para përplasjes me armë

Në 30 korrik, Këshilli Kombëtar i Territorit të Ujit miratoi lejen e ndërtimit për një resort turistik në zonën e Palasës.

I emërtuar me emrin Regina Collection, resorti sipas lejes do të ndërtohej mbi një tokë, ku Edi Rama kishte dhënë më parë një tjetër leje.

Miratimi i lejes së ndërtimit për biznesmenin Vasil Bedinaj ishte shkëndija që ndezi një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit.

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para

Vetëm një muaj pas këtij vendimi, në Vlorë u shkrepën armët dhe Shqipëria u trondit nga përplasja e dhunshme me armë zjarri mes dy prej biznesmenëve nga më të mëdhenjtë në vend, Luan Muçës dhe Vasil Bedinajt.

Luan Muça, i shoqëruar nga një grup personash, mësyu në Radhimë duke shkaktuar një përplasje të armatosur mes grupit të tij dhe atij të Bedinajt.

Për të mbyllur me urgjencë këtë skandal të rëndë, Edi Rama ndërhyri publikisht menjëherë pas ngjarjes, duke njoftuar shtetëzimin e plotë të tokës ku lindi konflikti.

Rama deklaroi se e gjithë sipërfaqja e përfshirë në atë që ai e quajti “konflikt banal dhe brutal” do të kalojë në pronësi të shtetit për interes publik, duke u kthyer në një ullishte, si një mesazh për të gjithë investitorët.

Konflikti ishte me të vërtetë banal edhe brutal ashtu siç thotë kryeministri. Por më banal dhe brutal ishte shkaku që çoi në shkrepjen e armëve. Kjo ishte vendimarrje e qeverisë, që miratoi dy leje ndërtimi në të njëjtin vendin, një tregues që dëshmon shthurjen e shtetit dhe institucioneve.

Ky rast nxjerr në dritë një praktikë të rrezikshme të funksionimit të lejeve të ndërtimit për resorte strategjike, të cilat miratohen pa zgjidhur fillimisht mbivendosjet kadastrale.

Në vend që të shërbente si rregullator, qeveria funksionon si katalizator për vetëgjyqësi të armatosur në mes të sezonit turistik. Tani shqiptarët do të paguajnë faturën e shpronësimit për të fshirë pasojat e vendimeve të Edi Ramës./Kapitali

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.