E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kishte lidhje me Laert Haxhiun, Klea Gjatës  i sekuestrohet makina
Lajme

Kishte lidhje me Laert Haxhiun, Klea Gjatës i sekuestrohet makina

Policia e Lushnjës, me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit sekuestroi makinën tip GLK në përdorim të Klea Gjatës, vajzës që u arrestuar në kuadër të operacionit “Kurrë mos harro”, e cila kisha lidhje me Laert Haxhiun.

Burime nga Policia e Lushnjës bëjnë me dije se makina ishte në emër të nënës së saj, ndërsa është sekuestruar edhe një aparat celular që mund të ndihmoj në zbardhjen e bisedave të saj me Haxhiun nga burgu i Janinës.

Pikërisht kjo makinë përdorej nga Klea Gjata, e cila në shumë raste ka transportuar Laert Haxhiun dhe bashkëpunëtorin e prokurorisë, Artan Tafani nga njëra bazë në tjetrën.

Automjeti është survejuar disa herë nga agjentët e Policisë së Lushnjës, me shpresën e lokalizimit dhe arrestimin e Laert Haxhiut, por në asnjë rast nuk ka sjellë asnjë rezultat.

Për këtë automjet ka folur dhe bashkëpunëtori i prokurorisë, Artan Tafani, se ka lëvizur i armatosur së bashku me Laertin në disa qytete të vendit.

Bashkëpunëtori ka treguar se e dashura e Laert Haxhiut, ka dijeni thuajse për çdo lëvizje dhe krim të Laert Haxhiut, ndaj dhe prokuroria urdhëroi arrestimin e saj për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Implikimi i Klea Gjata me vrasësin Laert Haxhiun, lidhet jo vetëm nga dëshmia e Artan Tafanit, por dhe nga telefoni i saj. Në momentin e arrestimit, Klea Gjata, i janë sekuestruar dy aparate telefonike ku nga kqyrja e tyre rezultoi se vajza nga Lushnja atë ditë dhe në ditët e tjera, fliste në telefon në mënyrë të vazhdueshme me Laert Haxhiun.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.