KLP zgjedh sot kreun e ri të BKH-së
Përfaqësues të ambasadës së SHBA dhe BE të pranishëm në sallë
Joni Keta, kandidati i SPAK, në garë për kryesimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) u mblodh sot për të votuar kandidatin e propozuar nga SPAK, Joni Keta, për kryesimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Mbledhja nisi në orën 11:00 dhe në procesin e votimit ishin të pranishëm përfaqësues të ambasadave të SHBA-së dhe BE-së.
Aktualisht zv.drejtues i BKH-së, Joni Keta u propozua për drejtimin e strukturës që mbështet SPAK në hetime, pas një procesi që zgjati disa muaj dhe ku konkuruan gjithsej 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë të policisë dhe prokurorë.
Në mandatin e parë 5-vjeçar, struktura e njohur si “FBI-ja shqiptare” u drejtua nga Aida Hajnaj. Sipas rregullores, KLP do të miratojë propozimin e SPAK për Joni Ketën në krye të BKH-së, për një mandat pesëvjeçar.
Në garën e sotme, Joni Keta arriti të dalë fitues përballë kandidatëve të tjerë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



