E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin”, dalin bisedat që fundosin Ballukun
Lajme

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin”, dalin bisedat që fundosin Ballukun

Si fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’ në Durrës “Geci sh.p.k”

Dosja hetimore që SPAK ka dorëzuar në Kuvend për të kërkuar autorizimin për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku po zbulon detaje të reja shqetësuese.

Në komunikimet e sekuestruara mes Ballukut dhe ish-vartësit të saj, Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së, duket qartë se Balluku i ka dhënë informacion për një takim me Ramë Gecin, sipas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që kompania e këtij të fundit ka përfituar më pas tenderin për rrugën Porto Romano në Durrës.

Sipas aktit të ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry” të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, në mesazhin e datës 24.08.2021, ora 13:49, Balluku i shkruan Berberit:

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin”.

Pak minuta më vonë, ora 13:51, Berberi i kthen përgjigje në aplikacionin “Signal Private Messenger”:

“E kishte takuar sot. Të kaloj nga zyra se e takova para një ore në kantier, bëra një xhiro në gjithë unazën”.

Në të njëjtën kohë, Balluku i përgjigjet:

“Jam në shpi peshk me pak fjalë, me një virozë”.

Berberi ia kthen me një shprehje të shkurtër:

“Obobo”.

Pak minuta më vonë, ora 13:52, Balluku vijon:

“Në PR do e çojmë këtë, them unë. Sa është PR?”

Berberi i përgjigjet:

“15 ml, rreth diku te 10 ml euro pa TVSH, 15 miliardë lekë”.

foto galeri

SPAK thekson se këto mesazhe lidhen drejtpërdrejt me procedurën e prokurimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) për objektin “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”. Njoftimi për këtë procedurë është bërë më 15.09.2021, ndërsa më 22.11.2021, në Buletinin nr. 167 të Agjencisë së Prokurimit Publik, është publikuar vlerësimi i ofertave. Fitues u shpall shoqëria “Geci” sh.p.k., e cila më pas ka lidhur kontratën me ARRSH për këtë projekt.

Hetimi konfirmon se shoqëria “Geci” sh.p.k. ka si ortak të vetëm dhe administrator shtetasin Ram Geci, duke evidentuar lidhjen e drejtpërdrejtë midis takimit të Ballukut dhe përfitimit të kompanisë së tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.