‘Komploti’ Salianji hidhëron Berishën: Nuk meritojnë të komentohen
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot për takimin e zhvilluar një ditë më parë mes disa eksponentëve të PD-së, një lëvizje që ngjalli diskutime të shumta brenda dhe jashtë partisë.
Berisha tha se takime të tilla “në kafe” nuk përbëjnë lajm, duke nënvizuar se PD mbetet forca më e hapur politike në vend për çdo mendim apo ide të re.
“Normalisht takimet në kafe nuk meritojnë komente, por PD është partia më e hapur dhe demokratike e këtij vendi për çdo lloj mendimi, ideje dhe kaq mund të them,” u shpreh ai.
Kreu i demokratëve theksoi se procesi i analizës së brendshme ka nisur tashmë, sipas udhëzimeve të përcaktuara, dhe se kjo është një praktikë e zakonshme në funksion të rritjes së partisë.
Sipas tij, disa media po e përdorin këtë takim për të zhvendosur vëmendjen nga çështjet kryesore që përfshijnë mazhorancën.
“Kjo nuk përbën asnjë lajm dhe risi, thjesht mediat e përdorin këtë për të mbuluar superskandalet e Ramës dhe Lubisë. Diversitet mendimi në këtë parti ka patur dhe do ketë,” deklaroi Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



