E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konfirmohet në detyrë prokurori i dosjes ‘Tahiri’, Besim Hajdarmataj
Lajme

Konfirmohet në detyrë prokurori i dosjes ‘Tahiri’, Besim Hajdarmataj

Kalon vettingun prokurori Besim Hajdarmataj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për Hajdarmataj, prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda duke e konfirmuar në detyrë.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë për Krimet e Rënda është paraqitur personalisht në KPK pa përfaqësimin nga një avokat.

Trupa gjyqësore e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu tha sot se konsideron të përfunduar seancën dëgjimore dhe për rrjedhojë procesin e rivlerësimit të prokurorit Besim Hajdarmataj.

Trupa vendosi konfirmimin në detyrë të tij si dhe transferimin e dosjes penale të Përmetit për 12 ton droge për shkelje disiplinore në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.

Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit. Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Hajdarmataj u largua fillimisht nga posti i drejtuesit të Krimeve të Rënda dhe në shtator 2018 u komandua në Prokurorinë e Pogradecit. Ai e konsideroi transferimin të paligjshëm dhe me vendim të Gjykatës Administrative dhe më pas të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u rikthye sërish si prokuror i Krimeve të Rënda.

Hajdarmataj ka udhëhequr një sërë çështjesh të nxehta, mes tyre atë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ishte Hajdarmataj, prokurori që firmosi kërkesën për heqjen e mandatit për Tahirin.

Mes çështjeve të nxehta të hetuara prej tij, ishte dhe ajo e italianit Guido Guidi, i cili u rrëzua me avionin e tij në zonën e Ishmit.

Hajdarmataj i është shtuar listës së aplikimeve për të qenë anëtar i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) me 6 mars, duke qenë një kandidat për SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.