E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kontrabanda e diamanteve në Portin e Durrësit, ndalohet 30-vjeçari
Lajme

Kontrabanda e diamanteve në Portin e Durrësit, ndalohet 30-vjeçari

Katër diamante janë sekuestruar nga autoritetet në Portin e Durrësit gjatë kontrolleve të zhvilluara në automjetet që mbërritën me traget nga Ankona e Italisë.

Gjatë operacionit, policia ndaloi një 30-vjeçar, të identifikuar si Dhionis Dervishaj, i cili kishte me vete katër gurë të çmuar me vlerë të përllogaritur rreth 4 400 euro. Sipas autoriteteve, origjina dhe dokumentacioni i diamantëve po verifikohen, pasi burimi i tyre nuk është ende i qartë.

Kontrollet në port vijuan edhe në automjete të tjera të ardhura nga Italia. Në një prej tyre u zbulua e fshehur mes bagazheve një pajisje elektronike e specializuar për detektimin e metaleve të çmuara, e cila u sekuestrua për verifikime të mëtejshme.

Ndërkohë, një tjetër kontroll i ushtruar nga shërbimet ligjzbatuese çoi në zbulimin e një sasie lënde narkotike, duke zgjeruar më tej operacionin dhe hetimet për rastet e konstatuara në Portin e Durrësit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.