Kontrata për çarterin e Edi Ramës: pa afat dhe pa çmim qiraje. Kush ka udhëtuar me avionin e qeverisë?!

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Ministria e Financave, po mbajnë sekret shpenzimet e avionit personal çarter, që vetë dhe vetëm Edi Rama, po e përdor 4 prej vitesh si avion privat…

 Media ka publikuar me kohë skandalin e fshehjes së shpenzimeve të kryeministrit Edi Rama, në udhëtimet me avionin çarter “Ismaili”, që ka marrë me qira në emër të qeverisë nga firma turko-shqiptare “Air Albania”, ku ortak me 41% është trafikanti Sinan Idrizi.

Kjo është  Kontrata  Nr. 463/1, datë 30 janar 2020, të lidhur mes Këshillit të Ministrave të përfaqësuar nga Drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare, Dhurata Frashëri, dhe kompanisë “Air Albania”, të përfaqësuar nga drejtori turk Sinan Dilek.

Teksti i plotë/ Kontrata për çarterin e Edi Ramës: pa afat

Sipas kontratës, Ministria e Jashtme dhe Shërbimi Qeveritar, i kanë kërkuar kompanisë “Air Albania”, një avion me qira, të llojit “Çarter Air-Craft AirBus A319”, për fluturime të posaçme të kryeministrit Edi Rama, gjatë vitit 2020, të drejtimit të OSBE edhe si Ministër i Jashtëm.

Por viti 2020 i drejtimit të OSBE kaloi, ndërsa avioni vazhdon të përdoret me qira prej 4 vitesh, si çarter personal nga Edi Rama, edhe kur ai shkon për të hapur ekspozita pikture nëpër botë, apo për intervista mediatike e fundjava në Itali, Mali i Zi, Maqedoni, Serbi e ku të ketë dëshirë.

Shpenzimet po mbahen sekret, por sipas tarifave të avionëve çarter të llojit “Ismaili”; pa kohë parkimet e përpunimet në aeroportet e vendeve ku shkon Babloku, pagesa është 15 mijë Euro për 1 orë fluturim.

Nuk dihet se sa orë ka fluturuar Babloku me çarter gjatë këtyre 4 viteve që po e përdorë; por në këtë kontratë qiraje, nuk është deklaruar tarifa për 1 orë fluturim dhe nuk është përcaktuar afati kohor i marrjes me qira, ndërsa numri i fluturimeve në muaj, caktohet sa herë të dojë Babloku, pra, çarteri duhet të jetë dhe është gati në Rinas në çdo kohë.

E vetmja gjë që dihet, është fakti se avioni po përdoret vetëm nga kryeministri, nga familja e tij dhe nga ata e ato që përzgjedhë ai për shoqërim udhëtimi.

Publikuar nga Publik Media