E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kontratat koncensionare rreth 3 miliardë euro”- Basha: Do t’i hetojmë një për një!
Publik News

“Kontratat koncensionare rreth 3 miliardë euro”- Basha: Do t’i hetojmë një për një!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se do të hetohen në mënyrë administrative të gjitha kontratat konsensionare.

Sipas tij, këto kontrata kapin shifrën e rreth 3 miliardë eurove, ndërsa shton se hetimi i tyre nga pikëpamja penale është sprovë për SPAK.

“Këta njerëz kontrollojnë përmes kontratave korruptive afro 3 miliardë euro. Nëse këto kontrata nuk anulohen, nëse ridestinohen për të krijuar shtresën e mesme, atëherë nuk ka rrotacion. Bashkë me Milot-Fier dhe me ndonjë kontratë tjetër shkon mbi 3 miliardë euro. Janë vepra të pastra penale korruptive ato që fitohen në arbitrazh.

Do bëjmë gjithçka që çdo kontratë të hetohet dhe qytetarët shqiptarë t’i marrin mbrapsht. Do bëhet hetimi administrativ. Ndëshkimi i personit bëhet nga gjykata. Ky do të jetë testi i vërtetë i SPAK-ut. Nëse do të përmend sot kontratat që do të prishen, ata do të thonë se na është vënë pas që në opozita. Nga e para deri tek e fundit do t’i nënshtrohen kontrollit antimafia”- tha Basha në “Opinion”.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e ardhura nga fronti grek për zgjerimin me 12 milje në detin Jon.

basha 2

 

Basha theksoi se në lidhje me këtë çështje duhet respektuar vendimi i Gjykatës Kushtetetuese, që e rrëzoi marrëveshjen e 2009, por duhet t’i drejtohemi edhe një Gjykate ndërkombetare, si ajo e Hagës.

Po ashtu Basha u shpreh se sot Rama është kthyer te propozimi i tij që bëri në vitin 2009, por me një ndryshim që tashme bëhet fjalë për 12 milje dhe jo për 6 milje.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Çfarë qëndrimi ka PD për marrëveshjen e detit me Greqinë? Ju keni firmosur me Dora Bakojanis marrëveshjen e 2009 që Gjykata Kushtetuese e rrëzoi 9 me zero si në dëm të interesave të Shqipërisë. Cili është qëndrimi juaj si parti politike?

Basha: Qëndrimi ynë është i njohur prej 10 vitesh dhe nëse do ishte ndjekur sot nuk do të ekzistonte kjo çështje.

Do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kjo është e panegociueshme.

Së dyti. Propozimi ynë që prej fillimit, duke qenë se çështja u mbars me retorikë politike brenda Shqipërisë dhe brenda Greqisë, drejtimi te Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, apo tek një palë tjetër. Gjykatë tjetër.

Pyetje: Ti drejtohemi një Gjykate Ndërkombëtare? Këtë ka thënë edhe Rama dje.

Basha: E para e punës Rama ça thotë në mëngjes nuk e thotë në darkë. Në fillim tha se është e drejta e Greqisë të zgjerohet me 12 milje. Pastaj tha që nuk ka ku të zgjerohet Greqia me 12 milje dhe pastaj tha nuk mund të zgjerohet pa marrëveshje. Deklarata brenda 7 ditëve dhe dje ditën e etët tha do ta çojmë në Gjykatë.

E vetmja gjë që ka thënë dje. Është kthyer të propozimi ynë i para 10 viteve, por atëherë ishte 6 milje, sot është 12 milje.

Pyetje: Rama juve ju ka quajtur një javë më parë si përgjegjës, për atë që keni bërë në marrëveshje me Greqinë në vitin 2009.

Basha: Rama njihet për propagandën, si mjetin e vetëm të komunikimit. Faktet sot flasin vetë. Rama sot është kthyer te propozimi ynë, të propozimi im me të vetmin ndryshim që atëherë kur bëmë ne propozimin Greqia nuk kishte deklaruar 12 milje dhe sot ka deklaruar 12 milje.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar se sot mjekët kanë njoftuar një grevë një orëshe, duke theksuar se kjo tregon se sistemi shëndetësor është në kolaps total.

basha 13

 

Basha: Më 20 prill i kam bërë thirrje qeverisë që të ndjekë një strategji për hapjen që përbëhet nga tre pjesë:

testim gjurmimi, analiza epidemiologjike dhe marrja e masave në bazë të saj, mbështetja e shëndetësisë, që sot është në kolaps.

Atë që sot e quajmë ushtri për t’u mbrojtur nga pandemia sot e ke të rraskapitur, e ke të lodhur, e ke pas asnjë mjet, të dorëzuar.

Kemi mjekë që vdesin çdo javë.

Sot, para se të vija këtu është njoftuar një grevë nga mjekët. Një orë para se të vija këtu është njoftuar një grevë një orëshe.

E kemi sistemin në kolaps total, sepse nuk janë marrë masa nga kjo qeveri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.