Koronavirusi ‘shpërthen’ në Krujë, 10 raste të reja në 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit në Krujë janë shënuar 10 raste të reja me Covid-19.
Bëhet me dije se janë testuar 34 persona si të dyshuar me koronavirus, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 10 prej tyre.
Sakaq, ende nuk dihet se si janë infektuar personat në fjalë.
Kujtojmë që vendi ynë prej ditësh ka shfaqur një numër të lartë të infektuarish me koronavirus. Ditën e djeshme ISHP konfirmoi 64 raste në 24 orë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



