Korreshi i përgjigjet Braçes: Mender muhabetit në çdo fjalim kam folur për bujqësinë
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi i është kundërpërgjigjur ironisë së socialistit Erion Braçe sa i takon problematikave të bujqësisë. Ai tha se mender muhabetit, sa herë kishte marrë fjalën në Kuvend, kishte folur për bujqësinë.
“Flini gjumë”, Braçe ironizon opozitën: Kur flisja unë për bujqësinë, tallnit menderen
I ashpër është treguar në Kuvend, socialisti Erion Braçe, ndërsa nuk i kurseu ironitë për opozitën.
Kjo e fundit reagoi ashpër kur kërkesa e saj për mocion me debat për fondet e BE, kërkesë e cila u rrëzua nga PS. Braçe tha se kur ai fliste për bujqësinë, kolegët e tij tallnin menderen.
“Kjo çështje u diskutua, u votua. Se kuptoj se pse vazhdohet më kështu. Them që të vazhdojmë të flasim për çështje tjetër të rendit të ditës. Të flasim për ato që janë në rendin e ditës. Ka midis tyre pika ku mund të flitet për bujqësinë.
Kur është zgjuar sot për bujqësinë, keq më vjen, por të flerë akoma. Kur unë flisja këtu për bujqësinë, tallnin, mender andej, menderen.”, tha ai.
Saimir Korreshi : “Mender muhabetit nuk kam lënë fjalim pa folur për bujqësinë. Më e shëmtuara është se kur AZHBR-ja ka dokumentacionet me provat që kanë ardhur, të cilat janë shpërndarë. OLAF-i i ka sjellë. Sot duhet të ishte mocioni.”, tha ai.
Ndërkohë, ka ndërhyrë sërish Nikolla duke shtuar se; “Konferenca e Kryetarëve vendosi që kjo kërkesë të ishte sot në seancë plenare dhe fjalën ta kishin kryetarët e grupeve. Zoti Bardhi nuk e shkela rregulloren. Nuk jap datë sa kohë nuk kemi raportin. E kam këtë të drejtë dhe ftova seancën që të votojë.”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



