E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i ri i Grupit të Demokratëve sqaron të vërtetën: Shpërdoroi besimin tonë prej 6 muajsh
Politikë

Kreu i ri i Grupit të Demokratëve sqaron të vërtetën: Shpërdoroi besimin tonë prej 6 muajsh

Kryetari i ri i grupit të Demokratëve, Korab Lita ka sqaruar ditën e sotme vendimin e këtij grupimi për të larguar Rudina Hajdarin nga posti i drejtueses.

Sipas Korab Litës, Hajdarit i është kërkuar të largohet si kryetare Grupi pasi ka zhgënjyer besimin e deputetëve pjesëtare të këtij grupimi parlamentar.

 

 

Lita sqaroi se Rudina Hajdari ka qenë e pranishme në mbledhjen e demokratëve dhe ka dhënë dorëheqjen në mënyrë verbale, ndërkohë që pas këtij vendimi ka nisur procedura për zgjedhjen e  drejtuesit e të ri.

“Pasi janë paraqitur të gjitha problematikat, i është kërkuar zonjës Hajdari të tërhiqet nga drejtimi i grupit, dhe të vazhdojë më detyrat e tjera që ka në mbështetjen të grupit. Pas bërjes prezentë të shpërdorimit të besimit tonë prej 6 muajsh si në aspektin organizativ, politik dhe deri tek ai ligjorë. Zonja Hajdari në mënyrë verbale deklaroi dorëheqjen e saj para grupit”, tha Lita.

korab-lita-zeneli11

Korab Lita, kryetari i ri i Grupit te Demokrateve

Më tej Korab Lita ka sqaruar dhe qëndrimin e deputetit Halit Valteri që sipas tij ishte pretendent për postin e kryetarit të Grupit të Demokratëve, por pasi nuk gjeti mbështetjen deklaroi se do përkrahte kreun e ri të zgjedhur, ndërkohë që më pas ndryshoi qëndrim.

Korab Lita tha se grupi parlamentar nuk rrezikon të shpërbehet pasi ka 9 anëtarë në total.

“Zonja Hajdari ka qenë në mbledhje dhe ka dhënë dorëheqjen. Nëse tërhiqet zoti Valteri mbetemi 8 deputetë, nuk ka asnjë problem”, tha Lita.

grupi demokrat

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.