E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krimi në familje , djali vret babain
Lajme

Krimi në familje , djali vret babain

Djalit i kujtohet koha kur babai e rrihte dhe vret atë ditën e Krishtlindjes

Një sherr me djalin e tij i ka kushtuar jetën një 61 vjeçari në Kretë të Greqisë. Sipas raportimit të mediave vendase babai me djalin e tij 34 vjeçar kanë qenë duke festuar ditën e Krishtlindjes sëbashku me një shqiptar mik i familjes tyre.

Pasi shqiptari është larguar nga banesa e tyre, mes babait dhe djalit ka shpërthyer një debat, ku djali 34 vjeçar edhe nën ndikimin e alkoolit ju kujtua koha kur babai e godiste kur ishte i vogël. Kështu ky i fundit vendosi që të vriste 61 vjeçarin duke e mbytur me duar.

Trupin e viktimes e gjeti vajza e tij ne mengjes.

Autori  u arrestua dhe  ishte në gjendje të keqe për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit. Gjatë marrjes në pyetje në polici, ai pranoi krimin e rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.